
Polonia, rivalja e Shqipërisë në kualifikueset e “EURO 2024”, ka bërë publike sot listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e muajit mars. Trajneri Fernando Santos ka përzgjedhur 25 futbollistët, me të cilët portugezi duket se do të ketë pak vështirësi “logjistike”.
Në konferencën e prezantimit të listës për ndeshjet ndaj Republikës Çeke dhe Shqipërisë, ai u shfaq me një zëdhënës të Federatës Polake të Futbollit, i cili ishte aty në fillim për të prezantuar emrat e lojtarëve të ftuar nga tekniku në këtë grumbullim të parë të tijin.
“Më caktuan rolin e leximit të emrave. Ne duhet ta falim menaxherin, të cilit do t’i duhet pak kohë për t’u marrë me shqiptimin e emrave të lojtarëve tanë”, shpjegoi zëdhënësi për shtyp i federatës para se të lexonte ai emrat e futbollistëve para gazetarëve.
Lini një Përgjigje