
Inter Miami, skuadra amerikane e futbollit ka zyrtarizuar nënshkrimin me Lionel Mesin.
Konfirmimi ka ardhur edhe nga vetë argjentinasi, i cili ka zbuluar se nga sezoni i ardhshëm do të luajë me skuadrën amerikane, duke u shprehur se është zgjedhja e tij.
“Doja shumë të kthehesha, isha shumë i emocionuar që mund të kthehesha, por nga ana tjetër, pasi përjetova atë që përjetova kur u largova, nuk doja të isha më në të njëjtën situatë. Nuk dua ta lë të ardhmen time në duart e dikujt tjetër.
Edhe pse dëgjova se thuhej se La Liga kishte pranuar gjithçka dhe se gjithçka ishte në rregull që unë të kthehesha, kishte ende shumë gjëra të tjera që duhej të ndodhnin.
Kam dëgjuar se Barcelona duhet të shesë lojtarë ose të ulë pagat e lojtarëve dhe e vërteta është se unë nuk doja ta kaloja këtë”, u shpreh Mesi.
“Kur u largova, edhe La Liga kishte pranuar që të më regjistronin dhe në fund nuk mund të bëhej.
Doja të merrja vendimin tim dhe kjo është arsyeja pse nuk u ktheva në Barcelonë. Edhe pse do të më pëlqente, nuk mund të bëhej.
Në fakt, kam folur shumë pak me Presidentin Laporta, maksimumi një ose dy herë. Me Çavin kam shumë komunikim”, theksoi më tej kampioni i Botës.
“Me Çavin, ne folëm për mundësinë që unë të rikthehem. Ishim shumë të emocionuar dhe mbajtëm komunikim.
Kaq shumë gjëra janë thënë, kaq shumë gjëra kanë rrjedhur, kaq shumë gënjeshtra janë thënë, por unë nuk mund të dal dhe të mohoj gjithçka që thuhet”, përfundoi “Pleshti”.
View this post on Instagram
Ndërkohë vetë ekipi amerikan ka ndarë këtë foto, duke konfirmuar edhe ata mbërritjen e lojtarit me më shumë “Topa të Artë” në historinë e futbollit
Kështu, pas Kristiano Ronaldos, edhe Mesi mbyll karierën në futbollin europian, duke vazhduar në një kontinet tjetër.
Lini një Përgjigje