
Euforia dhe festa u përhap jashtë stadiumit deri te tanku model që ndodhej përballë “Maracanës”. Për shkak të numrit të madh të njerëzve që këndonin dhe festonin me futbollistët, autobusi me lojtarët e Jang Bojs duhej të priste që turma të shpërndahej para se të dilte nga ndeshja.
Zviceranët nuk e kanë harruar, as nuk e kanë falur, me sa duket atë rast. Sipas portalit të njohur “Blik”, ata e kanë cilësuar festën si një poshtërim, sjellje josportive dhe të çuditshme të mikpritësve.
Një lojtar i Jang Bojsit, i cili luan ende me ekipin është Saidi Janko, i cili nuk është gati të vazhdojë nga ajo natë e 2019.
“Kanë vënë një tank në mes të rrugës. Është skandaloze që na u desh të prisnim për të shkuar në shtëpi. Ne duam hakmarrje dhe ato tre pikë edhe më shumë për shkak të asaj që ndodhi”- kërcënon Saidi Janko, një lojtar që ka qenë dëshmitar i asaj nate në vitin 2019.
Portali i përmendur është ankuar edhe për kushtet në të cilat kanë qenë gazetarët e tyre gjatë vizitës së tyre në “Maracana”, si dhe për trajtimin e zyrtarëve të Jang Bojs.