Sport 3 Tetor 2023, 20:07

“Garantoj ekuilibër në fushë, jemi të motivuar”, Ylber Ramadani: Zgjodha Leçen sepse një ekip tjetër më kërkoi të prisja

Shkruar nga Pamfleti

“Garantoj ekuilibër në fushë, jemi të motivuar”,

Ylber Ramadani po bën paraqitje të mira me Leçen. Mesfushori shqiptar po kontribuon për skuadrën e Serisë A, në arritjen e rezultateve të rëndësishme në këtë fillim edicioni. Ramadani, doli në konferencë për shtyp, para sfidës së mesjavës ndaj Sasuolos.

Ndaj Napolit humbëm, edhe pse në fushë u futëm për një rezultat pozitiv. Në fillim gara ishte e ekuilibruar dhe patëm dy mundësi të mira, nëse do të kalonim në avantazh atëherë ndeshja do të kishte marrë një tjetër rrjedhë. Por, në fund rezultati ishte i drejtë dhe duhet të punojmë më shumë për t’u rikthyer te rezultati pozitiv ndaj Sasuolos.

Ata janë një skuadër e fortë dhe që ka fituar me Juventusin e Interin, por ne do të mundohemi të marrim maksimumin. Luajmë në shtëpi para tifozëve tanë dhe kjo na motivon më tepër. Jam stërvitur mirë, detyra ime është të garantoj ekulibër në fushë.

A jam i lodhur pas ndeshjeve me Napolin dhe Juven? Jemi profesionistë dhe duhet të rikuperohemi shpejt, kalendari ka 38 ndeshje. Këtu në Itali futbolli është më fizik se në Skoci, atje sulmohej më shumë, por për mua nuk ka problem pasi jam stërvitur me trajnerë italian.

Lojtarët që më kanë impresionuar më shumë janë Anguisa dhe Osimhen të Napolit.

E vërteta e ofertës nga Verona? Verona më kërkoi ta prisja dhe unë zgjodha Leçen prej seriozitetit që treguan”, – tha ai.

ylber ramadani mesfushori shqiptar