Sport30 Shtator 2023, 18:12

“Ujqërit” ‘kafshojnë’ kampionët e Anglisë, blof i skuadrave të Mançesterit, shkëlqen Arsenali, shans i artë për Liverpulin

Shkruar nga Pamfleti

“Ujqërit” ‘kafshojnë’ kampionët e

Premier Liga zhvilloi sot ndeshje interesante. Mançester Siti ka pësuar një humbje të papritur në javën e shtatë të kampionatit anglez. Kampionët në fuqi janë mundur 2-1 në fushën e Ullverhempton.

Ndeshja nisi shumë keq për ekipin e Guardiolës, me Ruben Diaz që realizoi një autogol në minutën e 13. Reagimi i “Qytetarëve” erdhi në minutën e 58, me Alavarez që barazoi rezultatin me një goditje dënimi magjike.

Kru pritej përmbysja e Sitit, vendasit u rikthyen në avantazh me Hi Çan pas një kundërsulmi të shpejtë. Me këtë humbje, “Qytetarët” rrezikojnë të humbasin kreun e renditjes në rast se Liverpuli do të mposhtë Totenhemin.

Arsenali triumfoi me rezultatin 0-4 ndaj Bërnmuthit, duke u renditur kështu në vendin e dytë me 17 pikë. Saka realizoi golin e parë, ndërsa dy të tjerë erdhën nga penalltia, me Odegard dhe Havertc. Në limite, pati kohë edhe për një gol nga Uajt.

Vazhdon të zhgënjejë Mançester Junajtid. “Djajtë e Kuq” janë mundur 1-0 në shtëpi nga Kristal Palas dhe tani mbajnë vendin e dhjetë në renditje me vetëm 9 pikë pas shtatë javëve të para të kampionatit.

Ndeshja e luajtur në “Old Trafford” u vendos nga një gol i bukur i Andersen në minutën e 25.

Fitore edhe për Njukasëllin, Uest Hemin dhe Lutonin, që mposhtën respektivisht Bërnlin, Shefild Junajtid dhe Evertonin.

 

mançester siti arsenal mançester junajtid premier liga