
Kanë përfunduar ndeshjet e vlefshme për javën e 6 në Bundesligën gjermane.
Bajer Leverkuseni ka fituar sërish, kësaj here në transfertë ndaj Maincit. Skuadra e Xhakës ka triumfuar me rezultatin 3-0. Golat u realizuan nga Berg, Grimaldo dhe Hofman.
Edhe Shtutgarti ka triumfuar në transfertë me Këlnin, me rezultatin 2-0. Undav ishte heroi i skuadrës duke shënuar dygolësh. Volsburgu ka fituar ndaj Eintraktit të Frankfurtit po ashtu edhe Heidenheim ndaj Unionit të Berlinit.
Rezultatet e javës së 6 të Bundesligës:
Mainz 0-3 Bajer Leverkusen
Këln 0-2 Shtutgart
Heidenheim 1-0 Union Berlin
Volfsburg 2-0 Eintrakt Frankfurt
Bokum 1-3 Borusia Myshengladbah
Lini një Përgjigje