TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Mars 2026, 18:22

E ardhmja e Kristjan Asllanit në pikëpyetje, Beshiktashi i bën “presion” mesfushorit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

E ardhmja e Kristjan Asllanit në pikëpyetje, Beshiktashi i bën

Kristjan Asllani po zhvillon sezonin aktual në formë huazimi nga Interi te Beshiktashi, në Superligën turke, ndërsa gjasat mbeten të larta që klubi nga Stambolli të synojë një transferim të përhershëm në fund të sezonit.

Megjithatë, zhvillimet e fundit në merkato hedhin hije dyshimi mbi të ardhmen e mesfushorit të Kombëtares shqiptare. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Beshiktashi ka shfaqur interes konkret për Matvej Kisliak, një mesfushor 20-vjeçar që aktivizohet me CSKA Moskë dhe vlerësohet rreth 20 milionë euro.

Kjo shumë konsiderohet e lartë, por klubet turke janë njohur për lëvizje të papritura në merkato. E rëndësishme është se Kisliak operon në të njëjtat pozicione si Asllani, çka mund të krijojë konkurrencë direkte në skuadër.

Ky zhvillim është interpretuar nga disa burime si një formë presioni ndaj Asllanit, me synimin për të rritur nivelin e performancës së tij në pjesën e mbetur të sezonit.

Në vijim pritet të qartësohen negociatat mes Beshiktashit dhe klubit rus, ndërsa çdo lëvizje e mundshme në këtë drejtim mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e mesfushorit shqiptar.

kristjan asllani mesfushori shqiptar beshiktash

Lini një Përgjigje