TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2026, 18:56

E ardhmja e Zhegrovës në udhëkryq, sulmuesi shqiptar pritet të largohet nga Juventusi në merkaton e verës

Shkruar nga Pamfleti

E ardhmja e Zhegrovës në udhëkryq, sulmuesi shqiptar pritet

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi mbetet e paqartë vetëm pak muaj pas transferimit të tij në klubin italian gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka pasur hapësira të kufizuara në formacion, çka ka shtuar dyshimet për një ndarje të mundshme mes palëve.

Situata është komplikuar më tej pas rinovimit të kontratës së trajnerit Luçiano Spaleti. Burime pranë klubit sugjerojnë se tekniku italian nuk e konsideron Zhegrovën si pjesë kyçe të projektit të tij, duke e lënë lojtarin shpesh jashtë planeve kryesore.

Nga ana e klubit, Juventusi thuhet se i ka komunikuar lojtarit se mbetet në planet afatgjata. Megjithatë, Zhegrova kërkon më shumë minuta në fushë, një kërkesë që deri tani nuk është përmbushur.

Një moment që mund të ketë ndikuar në këtë situatë është gabimi i bërë në ndeshjen ndaj Gallatasarajit. Ky episod raportohet se ka lënë gjurmë në vlerësimin e stafit teknik, duke u konsideruar si një pikë kthese negative në aventurën e tij në Torino.

Në këto kushte, e ardhmja e Zhegrovës te Juventusi mbetet e hapur, ndërsa një largim gjatë merkatos së ardhshme nuk përjashtohet.

edon zhegrova sulmuesi shqiptar juventus

Lini një Përgjigje