Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin Kosta Plakën, plagosi ish-vjehrrën Belere Plekën dhe më pas rrëmbeu ish-partneren e tij. Krimi ka tronditur banorët e zonës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ndërkohë, nipi i viktimës, i cili banon pranë shtëpisë ku ndodhi ngjarja, deklaroi se gjithçka kishte qenë e paralajmëruar. Sipas tij, autori i dyshuar kishte kërcënuar vazhdimisht familjen dhe ish-partneren, ndërsa ishte shoqëruar disa herë nga policia, por më pas ishte lënë i lirë.
Sipas dëshmisë së tij, autori kishte shfaqur prej kohësh sjellje kërcënuese ndaj ish-të fejuarës, duke e intimiduar edhe në vendin e punës. Familjarët pretendojnë se për këto episode ishin vënë në dijeni autoritetet, por masat e marra nuk arritën të parandalonin ngjarjen tragjike.
“Ishte mëngjes. U zgjova nga gjumi se dëgjova zhurma. U çuam të gjithë. Dolëm në Ballkon dhe dëgjuam zhurma nga shtëpia e xhaxhait. I rashë në telefon policisë, nuk u përgjigj. Kjo ngjarje është e paralajmëruar disa herë. Personi është kapur disa herë. Policia arresto, prokuroria nxjerr. Ai ka vrarë xhaxhanë ka plagosur gruan e tij. Se dimë se si është gjendja e saj. Rrëmbeu vajzën, është rreth 23-24 vjeçe. Nuk kanë qenë të martuar, por të fejuar. Kanë qenë të lidhur, janë ndarë dhe erdhi kjo situatë sot. Kjo ngjarje ka qenë e paralajmëruar. E ka kërcënuar dhe vajzën me armë. I ka shkuar më herët te puna. E ka marrë policia, por më pas është liruar. Ishte ngjarje e paralajmëruar”, tha nipi i viktimës.
Lini një Përgjigje