
Një situatë e pazakontë është raportuar në prag të përballjes mes Realit të Madridit dhe Mançester Sitit. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, ende ka bileta në shitje për ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ave që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Në vitet e mëparshme, përballje të këtij niveli mes dy gjigantëve të futbollit europian kanë shënuar interes të jashtëzakonshëm, me biletat që shiteshin brenda pak ditësh nga dalja në treg. Megjithatë, këtë herë situata duket ndryshe: aktualisht ka ende bileta të disponueshme në të gjitha kategoritë e çmimeve.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, një nga arsyet kryesore lidhet me pakënaqësinë e tifozëve të Realit të Madridit ndaj formës së fundit të ekipit. Disa mbështetës nuk janë optimistë për mundësinë që skuadra të kalojë këtë raund përballë Mançester Sitit.
Në prag të kësaj ndeshjeje, madrilenët pritet të përballen edhe me mungesa të rëndësishme në formacion. Sipas mediave, Reali nuk do të ketë në dispozicion lojtarë kyç si Kilian Mbape, Xhud Belingam dhe Rodrigo, çka konsiderohet një faktor që mund të ndikojë në besimin e tifozëve për një rezultat pozitiv ndaj kampionëve në fuqi të Anglisë.
Lini një Përgjigje