
Egnatia do të sfidojë Breidablikun në turin e parë kualifikues të Champions League. Kampionët e Shqipërisë do ta presin takimin e parë në shtëpi, më 8 ose 9 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 15 ose 16 korrik.
Breidablik u shpall kampion në Islandë. Vlera e tyre në tregun e “transfermarkt” është 4 milionë euro, pra vlerësohen më pak se Egnatia.
Në edicionin e kaluar, rrugëtimi i tyre në Europë përfundoi në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Ishte Drita që i eliminoi pas dy fitoreve në 2 ndeshje.
Suksesi më i madh i Breidablikut është arritja në grupet e Ligës së Konferencës. Një rrugëtim ky i suksesshëm në sezonin 2023-2024.
Lini një Përgjigje