Sport31 Maj 2023, 17:35

Akuzat për përdhunim, flet 23-vjeçarja e dhunuar nga Dani Alvesh: Isha në gjendje shoku, nuk dija çfarë të bëja

Shkruar nga Pamfleti
Akuzat për përdhunim, flet 23-vjeçarja e dhunuar nga Dani

Dani Alvesh është në pritje të gjyqit, i cili do të fillojë për të përcaktuar fajësinë apo jo të tij rreth akuzave për përdhunim që i janë ngritur nga një 23-vjeçare.

Së fundmi prestigjiozja “AS” ka publikuar dëshmitë e të resë, kushërirës dhe shoqes të cilat ishin të pranishme më 30 dhjetor në disko.

Ai erdhi tek unë dhe më tha, a nuk e di kush jam unë? Mbaj mend që më ka marrë dorën dhe e ka vënë në organet gjenitale. Fillova të frikësohesha shumë dhe mendova: Po sikur të më fuste diçka në pije? Po sikur t'i bëjë diçka shoqes sime? Mendova gjithçka në një kohë shumë të shkurtër.

Ma bëri me shenjë dhe aty i thashë kushërirës, nuk e di nëse duhet të shkoj. Nuk e dija kurrë se ku po shkonte. Mbaj mend që shkova atje ku ishte.

Mbaj mend që më ngriti fustanin dhe më bëri të ulem mbi të. Mbaj mend që i thashë nuk mundem, nuk mundem, duhet të shkoj, nuk dua, por ai filloi të thoshte shumë gjëra. Kur më vonë më hodhi në tokë, mbaj mend që isha në shok, nuk dija çfarë të bëja atje.

E di që ai nuk më kapi vetëm nga flokët dhe më bëri të gjunjëzohem para tij. Në atë moment pashë një tatuazh si hark dhe thashë se ky djalë do të më lëndojë shumë. Hyra në atë moment, kisha shumë frikë. Fytyra, tatuazhi... dhe sot e kësaj dite janë skena që më trondisin shumë”,- tha 23-vjeçarja.

Dëshmia e kushërirës dhe shoqes

Pasi kishte ndodhur ngjarja e gjetëm të shtrirë në tokë. Ajo na tregoi që Alvesh e kishte lënduar shumë dhe se kishte shumë spermë brenda saj. Ajo na kërkoi që të iknim dhe nuk donte ta denonconte”.

dani alvesh ish-mbrojtësi brazilian