
Trajneri i Zvicrës, Murat Jakin ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Andorrës (e premte, 16 qershor 2023, ora 20:45 në Andorra la Vella) dhe Rumanisë (e hënë, 19 qershor 2023, ora 20:45 në Lucern). Nëse i hedh një sy emrave, kemi të bëjmë me nëntë ndryshime.
Stiven Zuber dhe mbrojtësi i krahut Xhordan Lotomba janë rikthyer në skuadër për herë të parë që nga qershori i vitit 2022. Zuber, i cili humbi Botërorin e Katarit për shkak të dëmtimit, po rikthehet në përfaqësuese pas një sezoni pozitiv me klubin e AEK-ut të Athinës. Xhordan Lotomba vjen pas një edicioni të mirë te skuadra e Nisës në Francë.
Andi Zeqiri u ftua për herë të parë që nga marsi 2022, pasi realizoi 18 gola këtë sezon për FC Basel 1893, ndërsa mbrojtësi i Jang Bojs, Ulises Garsia u paraqit për herë të fundit në nëntor të vitit 2021. Zvicra synon 6 pikë në dy ndeshjet e radhës.
Lista e lojtarëve të thirrur nga trajneri i Zvicrës:
Porta: Kobel, Mvogo, Somer
Mbrojtja: Akanzhi, Komert, Rodrigez, Elvedi, Garsia, Rodrigez (Torino), Lotomba, Shar, Zesiger.
Mesfusha dhe sulmi: Aebisher (Bolonja), Amdouni, Embolo, Frojler, Shaqiri, Sou, Stefën, Vargas, Xhaka, Zakaria, Zuber, Zeqiri.
Das Aufgebot für die nächsten Länderspiele
— ???????? Nati (@nati_sfv_asf) May 31, 2023
La convocation pour les prochains matches
I convocati per i prossimi impegni
???????? ????????????
???? 16.6 ???? 20:45
????️ Andorra la Vella
???????????? ????????
???? 19.6 ???? 20:45
????️ swissporarena, Luzern
ℹ️ Ausverkauft / À guichets fermés / Esaurito pic.twitter.com/l2gkZNl5Fh