Sport31 Maj 2023, 16:47

Skandali me Novak Xhokoviç, Komiteti Olimpik i Kosovës thirrje për masa disiplinore ndaj tenistit serb

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me Novak Xhokoviç, Komiteti Olimpik i Kosovës thirrje

Autoritetet Olimpike të Kosovës kërkuan nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që të nisë procedurat disiplinore kundër tenistit serb, Novak Xhokoviç, për nxitje të tensioneve politike në lidhje me deklaratën e tij se “Kosova është zemra e Serbisë”, të bërë në turneun French Open.

Xhokoviç shkroi mesazhin në një objektiv kamera pas fitores së tij në raundin e parë, të hënën.

Në këtë ditë, 30 trupa paqeruajtëse të NATO-s u lënduan në përleshjet me protestuesit serbë në Zveçan – pjesën veriore të Kosovës.

Autoritetet serbe thanë se 52 protestues u lënduan në përleshje. Dhuna shpërtheu, pasi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, morën detyrën.

Xhokoviç tha se është kundër çdo lloj konflikti, por mbrojti deklaratën e tij, ndërsa situatën në Kosovë e përshkroi si “precedentë”.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se “Xhokoviç ka promovuar sërish propagandën e nacionalistëve serbë dhe ka përdorur platformën sportive për ta bërë këtë”, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

Deklaratat e mëtejshme, pas ndeshjes, të bëra nga një personazh i tillë publik, pa asnjë ndjenjë pendimi, rezultojnë drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të tensioneve dhe dhunës midis dy vendeve”, tha Krasniqi.

Sipas tij, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar duhet ta hetojë rastin, duke hapur procedura disiplinore kundër sportistit.

Ministrja e Sportit e Francës, Ameli Udea-Kastera, vendi i së cilës do të organizojë Lojërat Olimpike verore në Paris, vitin e ardhshëm, tha se mesazhi i Xhokoviç ishte qartazi “i pavend”.

Ekziston një parim i neutralitetit për fushën e lojës. Kur keni mesazhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mesazhe që i bashkojnë njerëzit rreth vlerave universale, një person sportiv është i lirë t’i shprehë ato”, tha Udea-Kastera për televizionin francez.

Por, në këtë rast, ishte një mesazh shumë aktivist, shumë politik. Nuk duhet të përfshiheni, sidomos në rrethanat aktuale, dhe nuk duhet të përsëritet më”, shtoi ajo.

Xhokoviç tha se nuk zmbrapset dhe se të njëjtën gjë do ta bënte sërish. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk ka dalë ende me ndonjë koment. Të martën, Federata e Tenisit e Kosovës tha se komentet e Xhokoviçit janë për “keqardhje.

novak xhokoviç tenisti serb autoriteti olimpik i kosovës