Sport31 Maj 2023, 16:25

“Killer” i vërtetë, Granada e varur nga sulmuesi i kombëtares shqiptare, Uzuni kaloi edhe Benzamanë

Shkruar nga Pamfleti

“Killer” i vërtetë, Granada e varur nga sulmuesi i

Vetëm një sezon në Kategorinë e Dytë, Granada siguroi rikthimin në elitën spanjolle duke fituar kampionatin.

Protagonist kryesor ishte padyshim Myrto Uzuni, që shënoi plot 23 herë nga 55 golat” që realizoi gjithsej ekipi, shifra këto që faktojnë shumë mirë varësinë e Granadës ndaj futbollistit të Kombëtares shqiptare.

Prej 23 golave të realizuar, Uzuni fitoi edhe “Këpucën e Artë” në këtë kategori, duke u shpallur edhe si golashënuesi më i mirë, ndërkohë që “AS”, i ka kushtuar një artikull special Granadës dhe lojtarëve të saj. Teksa ndalet te beratasi, spanjollët e cilësojnë sulmuesin si një “Killer” që ka realizuar edhe më shumë se emrat prestigjiozë të La Ligas, si Karim Benzema apo Antuan Grizman dhe është aktualisht në të njëjtën kuotë golash me Robert Levandovskin e Barcelonës. “Një ‘Killer’ i vërtetë, golashënuesi më i mirë i skuadrës. E bën këtë vetëm në vitin e tij të dytë në skuadër, pa lënë mënjanë faktin se është asistuesi i dytë më i mirë i Granadës”, shkruan “AS”.

Ikja nuk ishte kurrë një opsion- Granada u sforcua në janarin e vitit të kaluar edhe në kërkim të qendrueshmërisë, nënshkroi me Myrto Uzunin, një lojtar që kishte luajtur fillimisht në Ligën e Kampioneve dhe më pas në Ligën e Europës me hungarezët e Ferencvaroshit. Si mund të ndodhte ndryshe, pritshmëritë për shqiptarin ishin në kulm, por situata nuk shkoi mirë dhe ecuria e tij ishte paralel me situatën e ekipit.

Rënia në kategorinë e dytë dhe një gol në 15 ndeshjet e luajtura gjatë pjesës së dytë te sezonit. Uzuni dha simptoma të mospërshtatjes me ekipin që nga ardhja e tij. Pas katastrofës, të gjitha parashikimet tregonin për një largim të shqiptarit, pasi si lojtari ashtu edhe klubi do të fitonin. Por në atë moment gjithçka u kthye dhe Uzuni besoi në mundësitë e skuadrës andaluziane dhe zgjodhi ta rikthejë atë në lider. Pjesa e mbetur flet vetë, rikthim në La Liga dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, ky sezon ishte i gjithi i Myrto Uzunit.

Lojtari më i shtrenjtë- Ndoshta Uzuni nuk ishte protagonisti kryesor i ndeshjes së fundit të Granadës, por ai ka qenë dhe për një kohë të gjatë në të gjithë sezonin e klubit andaluzian. Golashënuesi më i mirë i kategorisë me 23 gola pa qenë qendërsulmues i pastër dhe me atë ndjesinë e të qenit nja dy hapa mbi nivelin mesatar të kategorisë së dytë në çdo kohë. Nuk është se ia ka lehtësuar kompeticioni, është se Uzuni ishte nisur që në minutën e parë për të rikthyer Granadën në elitë në vetëm një vit.

Sezoni i ri- Uzuni dhe Granada tashmë po mendojnë për sezonin e ardhshëm. Shqiptari kishte tashmë oferta në dimër për të bërë rrugën e kundërt me atë që mori një vit më parë, por iu desh të qendronte për të përfunduar misionin e tij. Tani, vlera e tij është rritur edhe më shumë, nëse është e mundur, por duke parë lumturinë që tregoi gjatë festimeve, kushtet e reja të pagave dhe rolin e tij në skuadrën e Pako Lopezit, mund të sigurohet që “martesa” ka nisur në këmbën e djathtë.

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare granada