TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Maj 2023, 17:58

Boksieri shqiptar shpallet në kërkim, qëlloi me grusht grekun dhe e la në gjendje kome

Shkruar nga Pamfleti

Boksieri shqiptar shpallet në kërkim, qëlloi me grusht grekun dhe

Një ngjarje e paimagjinueshme ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Elefsinë, kur 36-vjeçari Thanos Adam vëzhgoi një shofer që hyri mbrapsht në një rrugë me një drejtim.

Por u dhunua nga një shqiptar, e si pasojë është aktualisht i intubuar në spitalin Atticon me hematoma të shumta në kokë.

Autori është arratisur dhe po kërkohet.

Sipas mediave vendase, personi që e dhunoi është një boksier shqiptar, i identifikuar me inicialet R.M.

Vëllai i Thanos, duke folur për Alpha tha shumë qartë: Nuk është vetëm një goditje. Është nga një profesionist që ka njohuri në disa arte marciale ose është profesionist në këtë fushë. Ky njeri është një vrasës i rrezikshëm që i përdor këto goditje ndaj një personi të paditur.

Autori i rrahjes është një boksier shqiptar i njohur në zonë, i cili e ka goditur me grusht në kokë 36-vjeçarin dhe e ka lënë të gjakosur në rrugë dhe fakti që ai mund të luftojë edhe për jetën dhe nuk ka vdekur në vend, është vetëm një mrekulli…

 

thanos adam boksieri shqiptar

Lini një Përgjigje