
Kategoria e Parë ka luajtur 6 ndeshjet e sotme të javës së 19, me surprizat që nuk munguan.
Flamurtari pësoi një humbje në transfertë ndaj Tërbunit, duke lëshuar vendin e parë të renditjes, me skuadrën e Ramadan Ndreut që tashmë beson te mbijetesa.
Nga ana tjetër, vendin e parë e merr Skënderbeu, i cili mundi në shtëpi Tomorin me rezultatin 1-0.
Një fitore të madhe e arriti dhe Lushnja, e cila mundi Korabin në shtëpi me rezultatin 3-2.
Besa nuk fali Turbinën duke e mundur me rezultatin e thellë 5-1, ndërsa Burreli fitoi minimalisht në shtëpi përballë Luzit.
Një fitore minimale arriti dhe Oriku, që mundi në duelin e mbijetesës Besëlidhjen.
Rezultatet e ndeshjeve të javës së 19 të Kategorisë së Parë:
1-Tërbuni-Flamurtari 1-0
2-Skënderbeu-Tormori 1-0
3-Lushnja-Korabi 3-2
4-Besa-Turbina 5-1
5-Burreli-Luzi 1-0
6-Oriku-Besëlidhja 1-0
Lini një Përgjigje