Sport 1 Prill 2023, 21:02

Çelsi në krizë të thellë, Aston Vila del me pikët e plota nga “Stamford Bridge”, tifozët ‘shkarkojnë’ trajnerin Poter

Shkruar nga Pamfleti

Çelsi në krizë të thellë, Aston Vila del me

Çelsi është zhytur në një krizë të thellë. Skuadra e trajnerit Poter është mposhtur ditën e sotme nga Aston Vila me rezultatin 0-2, duke përfunduar në vendin e 11 në renditje. Kjo ishte disfata e 10 në 28 ndeshje në kampionat për “Blutë e Londrës, që tashmë duken të dorëzuar plotësisht për sa i përket garës Europiane.

Ishte Uatkins që në minutën e 18-të, hapi serinë e golave, ndërkohë që Mek Gin në minutën e 56, vulosi suksesin e miqve, që parakalojnë kështu në renditje Çelsin.

Rezultati zemëroi tifozët e Çelsit, të cilët gjatë ndeshjes nisën korin kundër trajnerit Graham Poter, duke kërkuar shkarkimin e tij dhe në fund të ndeshjes kanë fërshëllyer lojtarët.

Çelsi aston vila premier liga