Sport 1 Prill 2023, 19:27

70 mijë euro gjobë dhe mbyllje të pjesshme të stadiumit, UEFA bën shembull Frankfurtin, nuk shpëton as Barcelona

Shkruar nga Pamfleti

70 mijë euro gjobë dhe mbyllje të pjesshme të stadiumit,

Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s vendosi gjoba financiare ndaj klubeve spanjolle si Barcelona, ​​Sevija, Real Sociedad dhe Real Betis për incidente të ndryshme në ndeshjet e fundit kualifikuese të Ligës së Europës.

Por më e rënda ka qenë gjoba financiare për Ajntrahtin e Frankfurtit që është sanksionuar me mbyllje të pjesshme të stadiumit në ndeshjen e tyre të radhës në kompeticionet evropiane dhe gjobë prej 20 mijë eurosh për bllokimin e aksesit të publikut dhe 50 mijë euro për ndezjen e flakadanëve, në ndeshjen e fazës së 1/16 kundër Napolit, e cila përfundoi me rezultatin 0-2.

Ndërkohë klubet spanjolle që u gjobitën për incidentet e ndodhura kryesohen nga Betisi, për incidentet në ndeshjen e parë të fazës së 1/16 të luajtur në Mançester Juanjtid (4-1) më 9 mars, e cila është gjobitur me 30 mijë euro për hedhjen e objekteve dhe incidentet në publik dhe me 3500 euro për ndezjen e flakadanëve.

Real Sociedad ka marrë një paralajmërim për sjellje të pahijshme nga skuadra dhe një mijë euro gjobë për ndezjen e flakadanëve në 1/16 në fushën e Romës (2-0), më 9 mars.

ajntraht frankfurt uefa barcelona