Sport 2 Mars 2023, 21:13

Ermal Krasniqi protagonist te skuadar e Kluzhit, realizon ndaj ekipit të Bathës dhe Hoxhallarit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ermal Krasniqi protagonist te skuadar e Kluzhit, realizon ndaj ekipit të

Ermal Krasniqi gjen rrugën e rrjetës me skuadrën e Kluzhit në Rumani.

Sulmuesi që u transferua në merkaton e janarit te klubi rumun nga radhët e Ballkanit, shënoi në minutën e 15 në ndeshjen e kampionatit ndaj UTA Arad.

24-vjeçari është përshtatur me lehtësi dhe është shndërruar në një lojtar titullar të Kluzhit.

Ky ishte goli i tretë për Krasniqin, teksa deri më tani numëron shtatë paraqitje.

Ndër të tjera, në llogaritë e sulmuesit është edhe një asist, teksa Krasniqi synon që të ndihmojë skuadrën të fitojë kampionatin duke qenë se Kluzhi është në vendin e dytë të kampionatit me 2 pikë më pak se Farul Konstanta.

Kujtojmë se në radhët e UTA Arad aktivizohet Erion Hoxhallari, ndërsa pjesë e rumunëve është edhe një tjetër ish-lojtar i Tiranës, Idriz Batha që nuk ishte pjesë e sfidës kundër Kluzhit të Krasniqit.

 

ermal krasniqi sulmuesi shqiptar kluzh skuadra rumune