Sport 2 Mars 2023, 20:31

Formula 1/ Lëklerk i motivuar në nisje të sezonit të ri: Kemi potencial, Ferrari mund t’i fitojë të gjitha garat

Shkruar nga Pamfleti

Formula 1/ Lëklerk i motivuar në nisje të sezonit të ri:

Formula 1 do të rikthehet me emocionet e saj për të gjithë të apasionuarit. Në fundjavë nis sezoni i ri dhe pritshmëritë janë të mëdha për këtë edicion. Piloti i Ferrarit, Çarls Lëklerk është shfaqur optimist dhe besimplotë në konferencën për shtyp, ashtu siç i ka hije një kampioni.

Objektivi është që këtë sezon të jemi përmirësuar në krahasim me vitin e kaluar. Red Bulli është i fortë por këtë deri më tani e ka treguar vetëm në prova. Duhet parë se si do të reagojë në garë, pasi provat dhe gara kanë shumë diferenca. Është shumë shpejt për të dalë në gjykime finale, janë vetëm ditët e para në pistë. Jam i sigurt që me kalimin e ditëve do të zbulojmë shumë gjëra të reja. Potenciali që tregohet në prova nuk është gjithçka. Ne te Ferrari nuk i kemi treguar të gjitha në prova, por besoj se edhe kundërshtarët nuk kanë shfaqur të gjithë potencialin. Do të shohim në kualifikuese dhe në garë se cilat janë vlerat e secilit.

A mund të fitojmë garën e parë të sezonit? E rëndësishme për ne te Ferrari është të mos fitojmë vetëm garën e parë. Duhet të bëjmë mirë përgjatë gjithë sezonit dhe të zhvillohemi në rrugëtimin tonë”, tha Lëklerk.

Çarls lëklerk piloti i ferrarit formula 1