TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shkurt 2026, 19:43

Ernest Muçi kthehet në “hit” te Trabzonspori, sulmuesi kuqezi merr profilin e “fenomenit” te skuadra turke (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi kthehet në “hit” te Trabzonspori, sulmuesi

Sulmuesi i Kombëtares Ernest Muçi ka marrë profilin e “fenomenit” te skuadra e Trabzonsporit. Te gjigantët e Turqisë, 24-vjeçari shqiptar po bën liderin, 12 gola dhe 2 asiste në 21 ndeshje.

Po qarkullon masivisht një video nga skuadra e Trabzonsporit në dhomat e zhveshjes, teksa lojtarët i këndojnë Muçit. Ndonëse ka numra “anormal” për ish-sulmuesin e Tiranës, ende nuk ka siguri nëse trajneri i Shqipërisë Silvinjo, do e grumbullojë për ndeshjen ndaj Polonisë, të vlefshme për “play-off”-in e Kupës së Botës.

Edhe nëse Muçi merr ftesën e shumëpritur, prapë nuk ka siguri, nëse do jetë titullar apo zëvendësues. Precedenti i fundit që sulmuesi në fjalë ka djerësitur fanelën e Shqipërisë ishte më datën 10 qershor të vitit 2025. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mega Sport TV Show (@megasporttvshow)

ernest muçi sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje