Sport 3 Shtator 2023, 17:12

Liverpuli thyen pastër Aston Vilën, ylli i ri i “The Reds” rishkruan historinë

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli thyen pastër Aston Vilën, ylli i ri i “The Reds”

Liverpuli ka marrë fitoren e radhës në kampionat, duke triumfuar pastër 3-0 ndaj Aston Vilës. Në “Anfield Road” nuk pati shumë histori, teksa ndeshja u zhbllokua që në minutën e 3 me anë të afrimit të verës të “The Reds”, Shoboshlai, që është bërë edhe hungarezi i katërt që shënon në kampionatin anglez pas Zoltan Gera, Tamas Priskin dhe Akos Buzhaki.

Në minutën e 22, Nunjez futi në kasafortë 3 pikët. 

Në fillimin e pjesës së dytë, Salah nuk e pati të vështirë të shtynte topin në rrjetë, pas zhvillimit të një këndorje dhe pas një asisti perfekt me kokë nga Nunjez. Kështu, djemtë e Jurgen Klop e kanë nisur mirë sezonin. Liverpuli, pas katër javësh kampionat ka grumbulluar 10 pikë. 

Ndeshja tjetër e kampionatit anglez e luajtur në të njëjtin orar mes Kristal Palas dhe Ullverhempton përfundoi 3-2. Në “Selhurst Park” (London) Edouard realizoi për vendasit, ndërsa pak më vonë barazoi Çan. 
12 minuta para fundit, Eze mposhti portierin Hoze Sa për të rikthyer përfundimisht avantazhin në anën e Palas.

Goditjen finale ekipit  të “Ujqërve” ia dha Eduard, sakaq Kunja ngushtoi shifrat në 3-2 në fund. 

liverpul aston vila premier liga