
Egnatia ka lënë pas krahëve humbjen me Skënderbeun dhe ka marrë kështu fitoren e parë në kampionat.
Skuadra nga Rogozhina triumfoi 0-4, mes spektaklit, ndaj Kukësit, në “Kukës Arena”. Të besuarit e Edlir Tetovës zhbllokuan ndeshjen në minutën e 19 me Paulaskas. Goli i dyfishimit të rezultatit mban firmën e Duamenës, me sulmuesin e njohur që dërgoi sferën pas shpinës së Brozit.
Në pjesën e dytë, Duamena realizoi sërish, duke u shpërblyer për lojën e bërë, pasi bëri gjithçka vetë dhe finalizoi me sukses aksionin personal. Festivali i golave nuk kishte përfunduar ende, pasi edhe Iskandarli tha fjalën e tij në këtë ndeshje.
Verilindorët nuk mundën dot të bënin asgjë në këtë sfidë, teksa pas dy javësh kampionat e shohin veten në fundin e klasifikimit me 0 pikë. Në krahun tjetër, Egnatia renditet në vendin e katërt me 3 pikë.
Lini një Përgjigje