TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Korrik 2025, 15:36

Etrit Berisha dhe 6 arbitrat e Superiores prezentë në ndeshjen e Ligës së Europës, shqiptarët “pushtojnë” sfidën europiane

Shkruar nga Pamfleti

Etrit Berisha dhe 6 arbitrat e Superiores prezentë në ndeshjen e

Anderlehti dhe Haken do të përballen të enjten e 24 korrikut për të luajtur sfidën e parë të fazës së dytë kualifikuese të Ligës së Europës. Ndeshja që do të zhvillohet në Belgjikë në orën 20:00.

Tashmë, UEFA ka caktuar edhe arbitrat që do të gjykojnë këtë sfidë, të cilët do të jenë 6 shqiptarë.

Kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Eldorjan Hamiti. Ndërkohë që asistentë të tij, janë emëruar Ilir Tartari dhe Ani Koçiaj. Ndërkohë që rolin e arbitrit të katërt do ta bëjë Erjon Bastari.

Nga dhoma e VAR-it në nidhmë të Hamitit do të vijë arbitri tjetër shqiptar, Kreshnik Barjamaj. Ndërkohë që asistent i këtij të fundit do të jetë Olsion Yzeiraj.

Vlen të përmendet se në fushë do të jetë portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili aktivizohet me suedezët e Hacken.

arbitrat e superiores anderleht haken etrit berisha

Lini një Përgjigje