TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Korrik 2025, 20:26

Daku protagonist në Kupën e Rusisë, sulmuesi kuqezi i jep avantazhin Rubin Kazanit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Daku protagonist në Kupën e Rusisë, sulmuesi kuqezi i jep

Mirlind Daku protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol për Rubin Kazan, në ndeshjen ndaj Orenburg, takim ky i vlefshëm për Kupën e Rusisë.

Daku mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, duke dërguar topin pas shpinës së portierit ndërkohë që pjesa e parë u mbyll 1-0 në favor të Rubin Kazanit.


Ky ishte goli i dytë sezonal për Dakun, i cili kishte shënuar pak ditë më parë edhe në kampionat përballë skuadrës së Zenit Shën Petersburgut.

Lojtari kuqezi e ka nisur mirë sezonin, teksa vetëm para disa javësh rinovoi kontratën me Rubin Kazanin. Ai do të jetë pjesë e kësaj skuadre deri në vitin 2029.

mirlind daku sulmuesi shqiptar rubin kazan

Lini një Përgjigje