TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Korrik 2025, 20:03

Stiven Shpendi spektakolar në ndeshjen miqësore, i realizon 2 gola ekipit të Serisë A (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Stiven Shpendi spektakolar në ndeshjen miqësore, i realizon 2 gola

Stiven Shpendi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Empoli, luajti përballë skuadrës së Serisë A, Pisa. Sfida miqësore përfundoi me rezultatin 2-3 në favor të Pisas.

Megjithatë, Shpendi ishte ai që shënoi dy golat për të tijtë. Talenti i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 41 dhe në minutën e 46, duke qenë “kyç” për Empolin.

Kështu, në përgatitjet e sezonit të ri, Shpendi tregon qartë që është më gati se kurrë. Pritet të shihet nëse shqiptari do të vazhdojë me Empolin në Serinë B apo do të nisë aventurë të re diku tjetër.

 

stiven shpendi sulmuesi shqiptar empoli

Lini një Përgjigje