
Kristjan Asllani nuk ka mundur të tregojë siç duhet aftësitë e tij para tifozëve të Beshiktashit, për shkak të kartonit të kuq të shpejtë që mori në ndeshjen ndaj Koniasporit në fundjavë. Por nga ajo që po shfaq klubi në rrjetet sociale, mesfushori shqiptar është në formë të shkëlqyer në stërvitje.
Në video të publikuara në rrjetet sociale, shihet Asllani duke dhënë spektakël me goditje nga jashtë zonës gjatë stërvitjeve, teksa shënon me rregullsi duke treguar se do të jetë gati për momentin ku do të kthehet në fushë.
Ai do të mungojë në ndeshjen që Beshiktashi luan nesër ndaj Kocaelispor në Kupën e Turqisë, ndërsa projektohet që të jetë përkrah shokëve të skuadrës në sfidën e kampionatit, meqë shlyen dënimin e kartonit të kuq në Kupë.
Megjithatë, kjo tashmë nuk është krejtësisht e sigurt, pasi Komisioni i Garave në Federatën Turke, ka çuar për shqyrtim rastin e tij në Komisionin e Disiplinës. “Futbollisti i klubit të Beshiktashit, Kristjan Asllani, është dërguar për shqyrtim para Komisionit të Disiplinës së Federatës Turke, në përputhje me rregulloret për shkak të “sjelljes së paligjshme” të tij gjatë ndeshjes Beshiktash-Koniaspor”, lexohet në raportin që është dërguar para komisionit.
Kjo nuk do të thotë se Asllani do të jetë detyrimisht i dënuar më shumë se sa ndeshja që i përket nga kartoni i kuq, pasi Komisioni mund të lërë vetëm atë në fuqi, pa dhënë sanksione të tjera. Megjithatë, fakti që rasti i tij është dërguar për shqyrtim, ka sjellë jo pak pakënaqësi te tifozët e Beshiktashit të cilët kanë reaguar në ditët e fundit në rrjetet sociale.
Asllani'nin antrenmanda attığı goller. ???? pic.twitter.com/IMzfmyptzb
— Eagle Media (@Eaglemedia__) February 3, 2026
Lini një Përgjigje