
Breidablik triumfoi pastër 5-0 mbrëmjen e djeshme ndaj Egnatias, duke u kualifikuar në turin e dytë të Champions League.
Hoskuldur Gunlaugson, lojtar i ekipit islandez nuk hezitoi të tallej me kundërshtarët.
“Po, pikërisht, të gjithë ishin shumë të kujdesshëm në shfrytëzimin e mundësive, përveç meje, mendoj. Ishim të përqendruar dhe punëtorë, dhe mendoj se fryma e ekipit shkëlqeu nëse e krahasoj veten pak me kundërshtarët tanë.
Ata tek Egnatia ishin të shpejtë për të hedhur peshqirin, filluan të bërtisnin ndaj njëri-tjetrit dhe gjyqtarit, dhe ne vazhduam me rrjedhën e ndeshjes. Nuk jemi njohur për fitoret jashtë në transfertë, por për fitoret në shtëpi. Në ndeshjen e parë pësuam një gol në fund, por e ndjemë këtë përmbysje”, tha Hoskuldur Gunlaugson.
Lini një Përgjigje