TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Korrik 2026, 21:58

Elbasani dhe BATE Borisov bëjnë paqe, verdheblutë vështirësojnë kualifikimin për ndeshjen e kthimit

Shkruar nga Pamfleti
Elbasani dhe BATE Borisov bëjnë paqe, verdheblutë
Elbasani-BATE Borisov

Elbasani e ka nisur me një barazim aventurën në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Verdheblutë ndanë pikët me BATE Borisov, pasi sfida e zhvilluar u mbyll me rezultatin 1-1.

Vendasit kaluan në avantazh në minutat shtesë të pjesës së parë. Pas një kombinimi të bukur mes Rubin Hebajt dhe Ardit Nikajt, ishte ky i fundit që finalizoi me sukses, duke i dhënë Elbasanit epërsinë 1-0 para pushimit.

Në pjesën e dytë reagoi BATE Borisov. Në minutën e 67-të, Egor Rusakov shënoi me kokë, duke barazuar shifrat në 1-1.

Pavarësisht rasteve të krijuara deri në fund, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të gjente golin e fitores. Si pasojë, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas një jave në Bjellorusi, ku do të vendoset skuadra që do të sigurojë kualifikimin në raundin e dytë.

elbasani bate borisov liga e konferencës

Lini një Përgjigje