TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Nëntor 2025, 07:22

Fitorja për Play-off në Botëror, Bajrami ndez polemikat në kombëtare: Lojtarët nga stoli bënë diferencën

Shkruar nga Pamfleti
Fitorja për Play-off në Botëror, Bajrami ndez polemikat në
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami ka folur pas fitores historike që Shqipëria arriti ndaj Andorrës. Mesfushori u shpreh se lojtarët që u futën nga stoli në pjesën e dytë, bënë diferencën.

“Sot kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Lojtarët që u futën në pjesën e dytë bënë diferencën. Edhe nëse je nga stoli, futbolli kështu është, mund të bësh diferencën edhe nga stoli. Çdo lojtar dëshiron të luajë, sepse e duam futbollin. Futbolli është moment.

10-20 minuta mund të bësh diferencën. Vazhdojmë rrugën drejt Botërorit. Ne e nisëm 4-3-3, por pastaj kaluam në 4-2-3-1 dhe në fund doli mirë. Unë jam te Rangers dhe jam i fokusuar aty. Shpresoj që pas kombëtares të vazhdoj të luaj. Jam në formë dhe kam vetëbesimin”, u shpreh Bajrami.

Shqipëria zyrtarisht do jetë pjesë e play-off të Kupës së Botës 2026, nga ku do kërkojë një biletë për në finalet që zhvillohen verën që vjen në Amerikën e Veriut. Por deri këtu janë edhe dy rivalë të fortë.

Data 20 nëntor është shumë e rëndësishme për kuqezinjtë, pasi në Nyon do hidhet shorti për të mësuar rivalët. Nga rezultatet deri në këtë fazë, katër ekipet që ndodhen të dytat në grupet e tyre (janë edhe disa ndeshje për t'u zhvilluar), janë Çekia, Sllovakia, Skocia dhe Hungaria. Këto ekipe deri në këtë moment janë rivalët e mundshëm të tanëve.

Si funksionon play-off

12 skuadrat e renditura në vendet e dyta nga grupet kualifikuese dhe 4 skuadrat më të mira të Ligës së Kombeve do ndahen në katër vazo (1,2,3,4), sipas renditjes së këtij muaji në FIFA.

Kombëtarja jonë ndodhet në vazon e tretë (3) dhe nuk ka shanse për më shumë, teksa do ndeshet me ekipet në vazon dy (2) gjatë gjysmëfinales play-off. Në vazon dy janë skuadrat e Çekisë, Sllovakisë, Skocisë dhe Hungarisë, që kanë koeficient më të lartë.

Ndërkohë që ekipet e vazos 1 do ndeshen me ato të vazos 4, që vijnë nga Liga e Kombeve.

Ekipi ynë ndeshjen e parë play-off do e zhvillojë në udhëtim, kjo pasi UEFA favorizon ekipet që kanë koeficient më të lartë. Nëse kuqezinjtë kalojnë me sukses ndeshjen e parë e cila është me një takim (me shtesë dhe penallti nëse s'ka fitues në kohën e rregullt), atëherë në bazë të shortit do ndeshet me një ekip më të fortë (në letër) që ka kaluar në raundin e ardhshëm nga çiftet e shortit.

Këtu do ketë një short për të parë se cili është ekipi pritës dhe udhëtues. Ndeshjet play-off luhen më 26 dhe 31 mars 2026.

 

bajrami ndez polemikat në kombëtare fitorja për play-off

Lini një Përgjigje