Sport 8 Qershor 2023, 20:32

Fituan titullin kampion për herë të 17, kush janë rivalët e frikshëm të Partizanit në Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Fituan titullin kampion për herë të 17, kush janë

Partizani u shpall kampion për herë të 17 në histori. Pas festës, radhën e kanë pushimet, teksa ka nisur edhe plani për rrugëtimin në kompeticionet europiane, që nis me turin e parë të Ligës së Kampioneve dhe të kuqtë tentojnë kalimin e të paktën një turi, për të shkuar më pas minimalisht në “play off-in” e Ligës së Konferencës.

Gjithsesi, shorti është “ferr” për të kuqtë. Rivalë të mundshëm për kampionët e Shqipërisë janë skuadra si Ferencvaroshi, Karabaku i Redon Xhixhës, Sherif Tiraspoli, Zrinjski i Marsel Ismajlgecit apo edhe Makabi Haifa.

Ndërkohë, emri që përcaktoi vazon e frikshme të rivalëve të “Demave” ishte Ludogoretsi, që luftoi deri në fund me CSKA Sofien dhe u shpall kampion i Bullgarisë.

Turi i Parë:

Ferencvarosh (Hungari)

Karabak (Azerbajxhan)

Slovan Bratislava (Sllovaki)

Sherif Tiraspol (Moldavi)

Bate Borisova (Bjellorusi)

Astana (Kazakistan)

Makabi Haifa (Izrael)

Zalgiris Vilnius (Lituani)

HJK Helsinki (Finlandë)

Flora Talin (Estoni)

Shamrok Rovers (Irlandë)

Nju Saints (Uells)

Olimpja Ljubjana (Slloveni)

Zrinjski Mostar (Bosnje-Hercegovinë)

Ludogorets (Bullgari)

partizani shorti i champions league