
Leo Mesi është futbollisti më i ri i Inter Majemit dhe lajmi u konfirmua ditën e djeshme nga të dyja palët. Argjentinasi do të luajë në MLS dhe ka blerë edhe apartamentin luksoz në të cilin do të jetojë.


Në fakt, bëhet fjalë për një apartament që kap vlerën e 9 milionë dollarëve. “The Times” ka publikuar edhe fotot nga brenda hyrjes, teksa apartamenti ndodhet në një nga kullat më luksoze në Majemi.


“Porsche esign Tower” është kulla në të cilën ndodhet apartamenti i Mesit, i cili ka edhe garazhin me ashensor për makinën e tij. Kulla e ndërtuar në vitin 2017, është në bregdet dhe i ofron argjentinasit një pamje fantastike nga dhomat dhe nga ballkoni i madh që ka.


Lini një Përgjigje