Sport 8 Qershor 2023, 16:56

Kristiano Ronaldo shpalos ambiciet për të ardhmen e tij, zbulon ëndrrën e madhe pasi të mbyllë karrierën futbollistike

Shkruar nga Pamfleti

Kristiano Ronaldo shpalos ambiciet për të ardhmen e tij, zbulon

Kristiano Ronaldo mbylli një sezon pa trofe në Arabinë Saudite, sezoni i tij i parë jashtë Evrope, larg futbollit të madh, por ky fakt nuk e pengon portugezin të vijojë karrierën e tij, as që ka ndërmend të tërhiqet. CR7 zbuloi se ka ndërmend të vijojë futbollin e luajtur edhe për 2-3 vite, ndërsa më pas ka vendosur të bëhet president i ndonjë klubi futbolli:

"Do të luaj edhe për 2-3 vite. E di se sa e rëndësishme është për këtë moshë të kujdesesh për veten. Në të ardhmen nuk e përjashtoj mundësinë për të blerë ndonjë skuadër futbolli. Pasi të kem mbyllur aventurën si lojtar do të më pëlqente shumë të blija një klub. Këtu në Spanjë? Unë e dua këtë vend. Kam një shtëpi këtu dhe shpresoj të rikthehem të jetojë këtu", u shpreh Ronaldo gjatë një fushate publicitiare.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez