TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Qershor 2023, 15:48

“Përqafimi juaj ka qenë si një familje për mua”, mesazhi emocionues i Igli Tares për Lacion në drekën e lamtumirës

Shkruar nga Pamfleti

“Përqafimi juaj ka qenë si një familje për mua”,

“Kujtimi më i mirë i 18 viteve të fundit, përqafimi juaj ka qenë si familje për mua. Ju faleminderit të gjithëve!” Kështu shkruhet në postimin e Igli Tares në Instagram. Lamtumira e drejtorit sportiv të Lacios tashmë është zyrtarizuar.

Gjithçka do të realizohet më 30 qershor, me kontratën e skaduar dhe jo më të rinovuar. Epoka e tij u mbyll me një drekë dje në Formelo. 18-vite te Lacio; fillimisht si futbollist, më pas si menaxher. Buzëqeshje, trofe, humbje dhe zhgënjime.

Udhëtimi ka qenë i gjatë. Rrugët tani ndahen, Igli do ta kërkojë fatin diku tjetër. Vështirë të shkëputet nga familja “Lacio”, por ai është gati për çdo aventurë.

Dhe plani i ri i menaxhimit sportiv tashmë po studiohet në Formelo. Me Lotiton dhe Sarrin, Fabiani dhe Kalveri me shumë gjasa do të jenë në tregun e transferimeve. Ristilimi i detyrave konsiderohet i përfunduar.

igli tare ish-drejtori sportiv i lacios

Lini një Përgjigje