TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Nëntor 2025, 18:27

Foden shpëton Sitin nga turpërimi, Sandërlendi fiton me përmbysje; Broja “frymëzon” Bërnlin, por pikët i merr Brentfordi

Shkruar nga Pamfleti

Foden shpëton Sitin nga turpërimi, Sandërlendi fiton me

Mançester Siti ka fituar 3-2 ndaj Lidsit në “Etihad”, për javën e 13 në Premier Ligë. “Qytetarët” e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin që në minutën e parë, me Fil Foden, i cili shënoi pas asistit të Mateus Nunjes.

Në minutën e 25- Josko Gvardiol, shënoi golin e dytë për Sitin, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për vendasit. Pjesa e dytë ishte më e mirë për miqtë, të cilët gjetën golin që në minutën e 48, me Kalvert-Leuin i sapofutur në fushë, i cili përfitoi nga një gafë e mbrojtjes së “Qytetarëve”.

Në minutën e 68, Kalvert-Luin u pengua në zonë, penallti për Lidsin. Godet Lukas Nmeça, por priti Donaruma, megjithatë sulmuesi gjerman e dërgoi në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga portieri italian. Goli i shpëtimit për Sitin erdhi në minutën e fundit të kohës së rregullt, me Fil Foden, padyshim njeriu i ndeshjes. Siti fitoi 3-2 dhe ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë.

Në dy ndeshjet e tjera, Sandërlendi edhe pse në disavantazh 0-2, arriti të përmbyste shifrat dhe të fitonte përfundimisht 3-2. Granit Xhaka dha asist në golin e barazimit 2-2. Pas kësaj fitoreje, Sandërlendi renditet i katërti me 22 pikë.

Skuadra e Bërnlit vazhdon të përjetojë një moment të vështirë. Në takimin ndaj Brentfordit, Bërnli mori një humbje që rëndon jo pak për objektivin “mbijetesë”.

Të besuarit e trajnerit Skot Parker morën humbjen e radhës 1-3 ndaj Brentfordit. Kjo do të thotë se ata kanë vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit, e shoqëruar me 4 humbje të njëpasnjëshme.

Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja u fut në fushë në minutën e 82. Tre minuta më vonë, Fleming barazoi shifrat përkohësisht, ama jo në gjendje të mbanin barazimin. Sipas “SofaScore”, Broja u vlerësua me notën 6.2.

mançester siti bërnli sandërlend premier liga

Lini një Përgjigje