TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shkurt 2026, 19:35

Amir Rrahmani përsëri jashtë fushës së blertë, mbrojtësi humbet edhe ndeshjen jetike të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Amir Rrahmani përsëri jashtë fushës së blertë,

Napoli do të duhet të bëjë sërish pa shërbimet e Amir Rrahmanit. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës ka pësuar një dëmtim të ri, vetëm pak javë pas rikthimit në fushën e lojës nga një lëndim i mëparshëm.

Problemi fizik u shfaq gjatë ndeshjes së fundit ndaj Romës. Rrahmani ndjeu shqetësim në kofshën e majtë teksa ishte në ndjekje të kundërshtarit Uesli, moment në të cilin ndërhyri duke shkaktuar edhe faull.

Në një komunikatë zyrtare, klubi italian bëri të ditur se lojtari iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore këtë të martë në “Pineta Grande Hospital”.

Për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë ndeshjes me Romën, Amir Rrahmani, këtë të martë iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në Pineta Grande Hospital, të cilat evidentuan një dëmtim të gradës së lartë në bicepsin femoral të kofshës së majtë. Mbrojtësi ka nisur tashmë procesin e riaftësimit”, thuhet në njoftimin e Napolit.

Sipas vlerësimeve paraprake, Rrahmani pritet të mungojë rreth dy muaj. Kjo do të thotë se ai rrezikon të mos jetë në dispozicion të përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen e marsit ndaj Sllovakisë në fazën “play-off” për Botërorin.

Mungesa e tij përbën një goditje si për Napolin në fazën vendimtare të sezonit, ashtu edhe për Kosovën në një përballje të rëndësishme ndërkombëtare.

 

amir rrahmani mbrojtësi i napolit kosova

Lini një Përgjigje