TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Mars 2026, 17:40

Franko Burraj në gjysmëfinalet e Botërorit, atleti shqiptar kualifikohet me rekord kombëtar

Shkruar nga Pamfleti

Franko Burraj në gjysmëfinalet e Botërorit, atleti shqiptar

Në Poloni po zhvillohet Kampionati Botëror i Atletikës në sallë të mbyllur, ku Shqipëria përfaqësohet nga atleti Franko Burraj. Ky i fundit garoi sot në baterinë e pestë të disiplinës 400 metra.

Burraj u rendit në vendin e tretë në baterinë e tij, duke regjistruar kohën 46”57’, rezultat që përbën një rekord të ri kombëtar për këtë disiplinë. Performanca e tij rezultoi e mjaftueshme për të siguruar kualifikimin në fazën gjysmëfinale.

Sipas rregullores së garës, në gjysmëfinale kalonin dy vendet e para të çdo baterie, si dhe katër kohët më të shpejta nga atletët e tjerë. Atleti shkodran arriti të kualifikohej pikërisht përmes këtij kriteri, duke u renditur mes kohëve më të mira.

Burraj pritet të rikthehet në pistë sërish gjatë mbrëmjes së sotme për të garuar në gjysmëfinale, ku synon një tjetër paraqitje pozitive.

Paraqitja e tij në këtë kompeticion vlerësohet si e suksesshme, duke konfirmuar progresin e vazhdueshëm të atletit shqiptar në këtë disiplinë dhe ambicien për të përmirësuar më tej rezultatet në të ardhmen.

franko burraj atleti shqiptar botërori i atletikës

Lini një Përgjigje