
Adrian Bajrami mund të jetë duke reflektuar mbi vendimin e tij për të përfaqësuar Zvicrën, një zgjedhje e bërë vetëm pak muaj më parë. Futbollisti kishte qenë për një kohë të gjatë nën vëzhgimin e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo, i cili synonte ta përfshinte në skuadër.
Megjithatë, Bajrami vendosi të injorojë thirrjen e Shqipërisë dhe të zgjedhë Zvicrën.
Një zhvillim i fundit mund të ketë ndryshuar situatën për lojtarin. Trajneri i Zvicrës, Murat Jakin, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e muajit mars, ku Bajrami nuk figuron mes të përzgjedhurve.
Mungesa e tij në këtë listë konsiderohet një sinjal negativ për rolin dhe perspektivën e tij në skuadrën helvete.
Ndërkohë, pjesë e listës së Zvicrës janë disa lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare, si Granit Xhaka dhe Ardon Jashari, të cilët vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e ekipit.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje