TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Maj 2026, 17:49

Futbolli i femrave në Shqipëri shkruan historinë, dy skuadra në Ligën e Kampioneve falë Vllaznisë

Shkruar nga Pamfleti
Futbolli i femrave në Shqipëri shkruan historinë, dy skuadra
champions league

Arritjet e Vllaznisë në futbollin e femrave gjatë dekadës së fundit kanë sjellë jo vetëm sukses për klubin shkodran, por edhe një zhvillim historik për gjithë futbollin shqiptar. Skuadra kuqeblu ka dominuar kampionatin vendas dhe njëkohësisht ka lënë gjurmë edhe në arenën ndërkombëtare, duke arritur rezultate të rëndësishme në kompeticionet europiane.

Kulmi i këtyre paraqitjeve ishte sigurimi i një vendi në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, sukses që ndikoi drejtpërdrejt në rritjen e koeficientit të Shqipërisë në renditjen e UEFA-s për futbollin e femrave.

Falë pikëve të grumbulluara nga Vllaznia në Europë, Shqipëria renditet tashmë në vendin e 15-të në klasifikimin e UEFA-s për sezonin 2026-2027. Ky pozicion sjell një përfitim historik për kampionatin shqiptar.

Për herë të parë, futbolli i femrave në Shqipëri do të përfaqësohet me dy skuadra në Ligën e Kampioneve të Femrave. Në këtë kompeticion do të marrin pjesë skuadra kampione dhe nënkampionia e vendit.

Sipas formatit të përcaktuar nga UEFA, fituesja e kampionatit shqiptar do ta nisë aventurën europiane nga turi i dytë në “rrugëtimin e kampioneve”, ndërsa skuadra e vendit të dytë do të marrë pjesë në turin e dytë të “rrugëtimit të ligës”.

Gjithashtu, eliminimi nga Liga e Kampioneve nuk do të nënkuptojë fundin e aventurës europiane për ekipet shqiptare. Të dyja skuadrat do të kenë mundësinë të vazhdojnë garën në Europa Cup, kompeticioni tjetër kontinental që organizohet nga UEFA për klubet e futbollit të femrave.

Futbolli i femrave në Shqipëri shkruan historinë, dy skuadra

vllaznia e femrave champions league

Lini një Përgjigje