Sport14 Qershor 2024, 22:36

Gati për të shkruar historinë, kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Italinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gati për të shkruar historinë, kombëtarja shqiptare mbyll

Kombëtarja shqiptare është gati për debutimin në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Kuqezinjtë kanë zhvilluar sot seancën zyrtare stërvitore në stadiumin e Dortmundit, duke mbyllur kështu edhe përgatitjet për duelin e parë në Kampionatin Europian ndaj Italisë.

Gati për të shkruar historinë, kombëtarja shqiptare mbyll

Gati për të shkruar historinë, kombëtarja shqiptare mbyll

Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.

Gati për të shkruar historinë, kombëtarja shqiptare mbyll

Gati për të shkruar historinë, kombëtarja shqiptare mbyll

Forma e lojtarëve është e mirë dhe deri më tani nuk ka probleme fizike për asnjërin me atmosferën që është shumë pozitive dhe të gjithë të gatshëm për të dhënë kontributin për takimin ndaj Italisë. Sfida Itali – Shqipëri do të luhet nesër më datë 15 qershor, ora 21:00 në stadiumin e Dortmundit.

Gati për të shkruar historinë, kombëtarja shqiptare mbyll

Gati për të shkruar historinë, kombëtarja shqiptare mbyll

kombëtarja shqiptare ndeshja me italinë