TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Maj 2025, 16:32

Gjermania epiqendra e gjithë Europës për finalen e Champions, ish-i i kombëtares fluturon drejt Mynihut në mbështetje të Asllanit? (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Gjermania epiqendra e gjithë Europës për finalen e Champions,

Gjermania mbrëmjen e sotme do të jetë epiqendra e gjithë Europës. Kjo pasi në “Allianz Arena” do të luhet finalja e Champions League.

Në orën 21:00 do të sfidohen mes tyre PSG-ja dhe Interi, me ekipet që do të bëjnë mes tyre llogaritë për trofeun e këtij turneu. Një duel ku të gjithë shqiptarët do të jenë sidomos sy e veshë nga Kristjan Asllani.

Gjermania epiqendra e gjithë Europës për finalen e Champions,

Të gjithë dëshirojmë që Simone Inzagi dhe në fakt “kryqëzojmë gishtat” që timonieri i zikaltërve të ketë rezervuar disa minuta për shqiptarin. Dhe siç duket për të parë këtë finale ka vendosur edhe Odise Roshi.

Ish-i i Kombëtares ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ndodhet në avion, teksa mbërrin në Gjermani. Me shumë gjasa këtë finale do ta shijojë nga shkallët e stadiumit, ndërsa do të duartrokasë për suksesin e Asllanit.

 

odise roshi ish-futbollisti i kombëtares finalja e champions league

Lini një Përgjigje