Sport19 Qershor 2024, 19:52

Gjermania pret e para biletën për në 1/16, “Pancerat” mposhtin pastër Hungarinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gjermania pret e para biletën për në 1/16, “Pancerat”

Gjermania është skuadra e parë që pret biletën për në raundin e 1/16. “Pancerat” kanë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Hungarinë.

Vetëm 23 minuta pas fillimit të ndeshjes, “Pancerat” ndezën atmosferën në “MHP Arena”, të Shtutgartit.

Nga një rrëmujë në zonë përfitoi Xhamal Musiala, i cili pasi mori një pasim brenda zonës nga Ilkai Gyndogan dërgoi me potencë topin në rrjetën e Gulaksi.


Në minutën e 67, ekipi i drejtuar nga Julian Nagelsman gjeti edhe golin e qetësisë. Mitelsad pasoi për Gyndoan në qendër të zonës dhe mesfushori nuk e pati të vështirë të kthente në gol një penallti në lëvizje.


Me këtë fitore, Gjermania është e vetme në vendin e parë me 6 pikë, ndërsa Hungaria mban vendin e fundit në grupin A me 0 pikë.

Ndeshjen e ardhshme, Gjermania do ta luajë me Zvicrën, ndërsa Hungaria do të përballet me Skocinë. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen më 23 qershor në orën 21:00. 

gjermania hungaria "euro 2024"