
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Gjermani-Hungari. Skuadra e drejtuar nga Nagelsman ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Hungarinë dhe është me njërën këmbë në raundin e 1/16. Vetëm 23 minuta pas fillimit të ndeshjes, “Pancerat” ndezën atmosferën në “MHP Arena”, të Shtutgartit.
Nga një rrëmujë në zonë përfitoi Xhamal Musiala, i cili pasi mori një pasim brenda zonës nga Ilkai Gyndogan dërgoi me potencë topin në rrjetën e Gulaksi.
MUSIALA 1-0!!!!!! ????????????
— Bayern & Football (@MunichFanpage) June 19, 2024
pic.twitter.com/HGKUaQPXhT
Në minutën e 45+1, hungarezët ishin të pafat. Arritën të shënonin, por gjyqtari i anuloi golin për pozicion jashtë loje.
Lini një Përgjigje