
Gjermania prej disa ditësh tashmë është pa timonier, me Hansi Flik që u shkarkua pas rezultateve negative në kualifikueset e “EURO 20242. Drejtuesit prej ditësh tashmë vazhdojnë punën për gjetjen e një zëvendësuesi dhe duket se nuk kanë shkuar shumë larg.
Sipas informacioneve të “BILD”, Federata e Futbollit Gjermane e Futbollit dhe Julian Nagelsman kanë rënë dakord në parim që të punojnë së bashku deri në Kampionatin Evropian 2024. Mbeten për t’u sqaruar vetëm detajet përfundimtare. Paga mujore flitet të jetë rreth 400 mijë euro.
Ky i fundit është pa ekip që prej largimit nga Bajerni i Mynihut sezonin e kaluar.
Kampionët e Bundesligës patën kontratë me Nagelsmanin dhe duket se tashmë palët janë liruar nga diçka e tillë dhe ish-timonieri i bavarezve është i lirë të marrë drejtimin e Gjermanisë. “EURO 2024” do të luhet pikërisht në Gjermani, ku kombëtarja gjermane kërkon të jetë protagonist.

Lini një Përgjigje