Sport19 Shtator 2023, 17:27

Prej një javë në intubim, ndahet nga jeta ish-kapiteni i Brazilit në Kupën e Botës

Shkruar nga Pamfleti

Prej një javë në intubim, ndahet nga jeta ish-kapiteni i Brazilit

Ish-kapiteni i Brazilit në Kupën e Botës ’74, Marinjo Perez Ulibari ka ndërruar jetën në moshën 76-vjeçare, si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga pneumonia.

Ish-qendërmbrojtësi i Barcelonës dhe Santosit u shtrua në spital një muaj më parë dhe sipas asaj që bashkëshortja e tij raportoi në rrjetet sociale, braziliani i kaloi tetë ditët e fundit të jetës i intubuar.

Ulibari mbërriti në Spanjë në kulmin e karrierës së tij, në moshën 27-vjeçare pasi luajti në Botërorin e Gjermanisë si kapiten i Seleçaos, që ishte kampion në fuqi dhe që u mund në gjysmëfinale nga Holanda.

marinjo perez ulibari ish-kapiteni i brazilit