Sport19 Shtator 2023, 15:50

Milan-Njukasëll nis me incidente, tifozët italianë plagosin me thikë 58-vjeçarin anglez

Shkruar nga Pamfleti

Milan-Njukasëll nis me incidente, tifozët italianë plagosin me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në vigjilje të përballjes Milan-Njukasëll, ku në Milano një grup prej 8 personash kanë plagosur me thikë një 58-vjeçar anglez, i cili mësohet të jetë tifoz i “bardhezinjve” anglezë.

Sipas raportimeve të “Daily Mail”, 58-vjeçari është gjetur fillimisht nga Policia i plagosur në një lagje pranë qendrës së Milanos dhe kanë qenë pikërisht forcat e rendit ata që kanë bërë të mundur dërgimin e në spital.

Në krahun tjetër, mediat italiane raportojnë se ende nuk është mësuar shkaku i sulmit mbi 58-vjeçarin, teksa asgjë nuk i ishte vjedhur, ndërsa të pranishmit në vendngjarje janë shprehur se tifozët e “kuqezinjve” i kanë sulmuar anglezët në mënyrë të beftë, teksa po qendronin në hotelin ku kishin rezervuar.

 

milan njukasëll champions league