Sport19 Shtator 2023, 16:13

Dëmtohet Çalhanoglu, Kristjan Asllani ndez motorët për të luajtur në Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Dëmtohet Çalhanoglu, Kristjan Asllani ndez motorët për

Kristjan Asllani ndez motorët për të luajtur titullar në Champions League. Mesfushori turk Hakan Çalhanoglu është dëmtuar dhe nuk do të luajë në transfertën baske ndaj Real Sociedad, duke i hapur rrugë aktivizimit të 22-vjeçarit shqiptar si titullar.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi zikaltër nëpërmjet një komunikate, ku sqaron se futbollisti turk ka ndjerë një lodhje në aduktorë dhe nuk do të jetë në dispozicion të Inzagit për transfertën spanjolle, e planifikuar për t’u zhvilluar të mërkurën në mbrëmje.

Mungesa e Çalhanoglu u shtohet atyre të Kuadrados i dëmtuar dhe Sensit, që nuk është federuar në listën e Champions, megjithatë kjo nuk pritet të përbëjë një problem për Inzagin, që ka në dispozicion shumë futbollistë.

Duke iu referuar fjalëve të teknikut zikaltër, se zëvendësuesi i Çalhanoglu është Asllani dhe se beson shumë tek ai, atëherë gjasat janë që të jetë pikërisht mesfushori i Kombëtares Shqiptare ai që do ta nisë nga minuta e parë sfidën ndaj Real Sociedad.

 

kristjan asllani mesfushori i kombëtares shqiptare champions league