Sport19 Shtator 2023, 17:05

Teuta hedh pas krahëve rezultatet negative dhe “nuhat” fitoren e parë, Laçi mposht Vllazninë dhe kërcënon Tiranën në krye (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Teuta hedh pas krahëve rezultatet negative dhe “nuhat” fitoren

Teuta ka hedhur pas krahëve jo vetëm humbjen 6-1 javën e kaluar ndaj Laçit, por edhe dy rezultatet e tjera zhgënjyese dhe sot është rikthyer te fitorja.

Durrsakët kanë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Skënderbeun. Ndeshja e luajtur në “Niko Dovana” u vendos në minutën e 25 të pjesës së parë. Arifi realizoi pas krosimit në zonë. 16-vjeçari stopoi me gjoks dhe goditi me të parën duke e dërguar topin në rrjetë.


Me këtë fitore, Teuta ngjitet në vendin e 7 me 4 pikë, ndërsa Skënderbeu mban vendin e 3 me 6 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Laçi vazhdon serinë e rezultateve pozitive. Kurbinasit kanë triumfuar në shtëpi përballë Vllaznisë me rezultatin 2-1.

Shkodranët e panë veten në avantazh që në minutën e 3. Boshnjaku goditi me kokë dhe ndëshkoi portierin Dajsinani.


Në minutën e fundit të pjesës së parë, vendasit barazuan shifrat. Një skemë nga lojtarët kurbinas, që u finalizua me goditjen e Soboualej që shkoi në rrjetë.


Ai që vulosi fitoren e ekipit të Skerdi Bejzades ishte Tresa me golin e realizuar në minutën e 72. Lojatri i sapo ardhur nga stoli lëshoi një predhë nga distanca dhe e dërgoi topin në rrjetë.


Me këtë fitore, Laçi ngjitet ne vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Vllaznia renditet në vendin e 4 me 5 pikë.

 

laçi skënderbeu teuta vllaznia abissnet superiore