Sport19 Shtator 2023, 16:35

Jo vetëm Luiza Gega, një tjetër sportist siguron ‘biletën’ për “Paris 2024”

Shkruar nga Pamfleti

Jo vetëm Luiza Gega, një tjetër sportist siguron

Mundësi shqiptar Zelimkhan Abakarov bëhet sportisti i dytë shqiptar që siguron kualifikimin për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, që zhvillohen pas një viti në Francë.

Lajmin e konfirmoi Federata Shqiptare e Mundjes.

Medalja e bronztë që Abakarov fitoi një ditë më parë në botërorin e Beogradit (Serbi), ku u klasifikua i treti, ka kualifikuar direkt mundësin me origjinë ruse, por me pasaportë shqiptare për në Olimpiadë.

Abakarov do të garojë në peshën 57 kg, ku dhe fitoi të bronztën dhe ku një vit më parë u shpall kampion bote.

Në Olimpiadë ka siguruar një biletë edhe atletja Luiza Gega, që ka siguruar normën e kualifikimit në garën 3000 metra me pengesa.

lojërat olimpike "paris 2024" zelimkhan abakarov luiza gega